QYTETET KU KA KALUAR I LUMI ALANO I RUPES Disa shёnime biografike pёr jetёn dhe pёr veprat e tё Lumit Alano i Rupes. Alano i Rupes (Alanus de Rupe, Alain de la Roche, Alain Van der Rutze, ose nё dialektin hollandez Alain Van der Clip) lindi nё vitin 1428 nё Bretani. Hyri i ri nё urdhrin domenikan nё Dinan, nё dioçezёn e Saint-Malo, ku bёri shpalljen e tij fetare dhe pastaj u transferua nё Lille. Mё tej, studioi filozofi e teologji nё universitetin e Shёn Jakobit tё Parisit ku, nё ditёn e Rrёshajёve tё vitit 1459 eprori i pёrgjithshёm i dha detyrёn qё t’u mёsonte studentёve mё tё vegjёl tё kursit, pёr vitin shkollor 1460-61, “Sentenze del II anno (Gjykimet e vitit tё dytё)” tё Pjetёr Lombardit. Nё kёtё vend ai dha mёsim nga viti 1459 deri mё 1464, pёrveç vitit 1460, nё tё cilin gjendej nё Lille, si njё anёtar i Kuvendit tё riformuar tё Hollandёs, qё tё mundohej tё risillte manastiret nё ndjekjen e Rregullit. Gjatё mёsimdhёnies nё Paris pati si nxёnёs frat Michele di Francesco i Lille, i cili mё vonё u kujdes pёr devocionin ndaj Marisё sё mjeshtrit tё tij, pёr zellin e tij dhe pёr pёrhapjen e Psalterit tё sё Virgjёrёs (Rruzares) dhe tё Vёllazёrisё sё Rruzares. Nё vjeshtё tё vitit 1461 Alano u kthye nё manastirin nё Lille, me tё cilin filloi tё bashkёpunonte mё 2 prill 1462, dhe banoi aty si profesor dhe predikues deri mё 1464. Mё 9 tetor 1464 delegatёt e manastireve tё riformuara, tё mbledhur nё Lille, ndёr vendimet e marra nё kёtё mbledhje, emёruan Alanon si profesor tё manastireve nё Douai; pikёrisht kёtu ai banoi gjatё vitit shkollor 1464-65 dhe me shumё mundёsi deri nё momentin qё Kapitulli (asambleja e rregulltarёve) i Kuvendit tё Hollandёs e caktoi nё Gand nё vitin 1468. Nё kёtё periudhё atij i janё dhёnё Zbulimet e Zojёs Mari, qё i dha mandatin qё tё pёrhapё Rruzaren dhe Vёllazёrinё e Rruzares. Alano qёndroi nё Gand si profesor deri mё 13 maj tё vitit 1470, ditё nё tё cilёn u transferua pёr mёsimdhёnie nё studion domenikane tё Rostock, i bashkangjitur Universitetit tё Meckemburgut. Nё vitet 1470-71 Alano komentoi librat e parё tё Gjykimeve (Sentenze), pastaj mё 4 shtator 1471 pasi u dipllomua me titullin Bachelor, shpalli mёsimin hyrёs (Principum) tё librit tё tretё, qё ka arritur deri nё ditёt tona, nё tё cilёn flitet pёr dinjitetin e madh tё Pёrshёndetjes sё ёngjёllit Gabriel Zojёs Mari, argument qё zё pjesёn e IV tё librit. Broshura qё ёshtё shumё e rёndёsishme pёr biografinё e Alanos, na bёn qё tё njohim thellёsisht devocionin e tij ndaj Marisё. Nga viti 1470 deri mё 1475, Alano filloi tё mblidhte frytet e para tё mundimeve tё tij: Kuvendi i i riformuar i domenikanёve nё Hollandё i lejoi Vёllazёrisё sё Rruzares sё Marisё nё Douai qё nqs do tё lusnin pёrditё Psalterin e Marisё (Rruzaren) do tё merrnin pjesё nё tё mirat shpirtёrore tё vetё urdhrit. Kapitulli (asemblea) i vitit 1473 u imponoi vёllezёrve konversё (pra qё mbanin veshjen domenikane por nuk kishin dhёnё betimet e fretёrve) "unum psalterium beatae Mariae virginis" (Njё psalter tё Marisё Virgjёr, pra Rruzaren e Shenjtё) si njё lutje pёr t’u lutur pёr tё gjallёt e pёr tё vdekurit, ashtu sikur pёr herё tё parё u urdhёrua kjo lutje nё Urdhrin Domenikan. Nё Köln u shkrua njё libёr i titulluar "Tractatus de Rosario B. Mariae Virginis", dhe nё Frankfurt, nё kishёn e domenikanёve, nё vitin 1474 u ndёrtua njё alter i kushtuar Vёllazёrisё sё Rruzares sё Shenjtё. Nё vitin 1475 e gjejmё sёrish nё Lille, ku Alano mori pjesё si mjeshtёr i teologjisё, nё Kapitull (asamble) tё Kongresit tё Hollandёs tё kёtij qyteti. Kёtu, pasi pati rastin qё tё vizitojё kёtё fraternitet nё Douai, dhe t’u predikojё pёr 8 ditё rresht anёtarёve tё Vёllazёrisё sё Rruzares, i shkoi nё mendje qё tё shkruante disa shkrime vendimtare pёr historinё e Rruzares dhe pёrfundoi po ashtu Apologjinё e Psalterit tё Marisё (pra librin mbi Mbrojtjen e Rruzares). Kurse, pёrsa i pёrket predikimit nё Douai, na ka rёnё ndёr duar njё pёrmbledhje e bёrё nga njё anёtar i Vёllazёrisё sё Rruzares nga e cila dalin tё mirat e mёsimdhёnies sё Alanos dhe shumё nga fjalёt e tij: bёhet fjalё pёr “Livre et ordonnance de la devote confraire du psaultier de la glorieuse Vierge Marie”, pra njё shkrim jo i Alanos, por sipas shpirtit tё tij, aq sa mund tё citohet si i tij. Nё fund tё qershorit, pasi ja dorёzoi Veprёn e tij Ipeshkvit Ferrico, vizitoi miqtё e tij certosinё nё Herines dhe sidomos priorin e tyre Lorenzo Musschesele dhe pёrpara se tё fillontё viti i ri shkollor nё Rostock, u ndal ca ditё nё Gand duke vazhduar pastaj rrugёtimin pёr nё Zwolle; nё kёtё qytet Alano u sёmur me 15 gusht, festёn e Ngjitjes sё Zojёs nё Qiell dhe vdiq nё moshёn 47 vjeçare, natёn e 7 shtatorit tё vitit 1475, vigjilja e festёs sё Lindjes sё Zojёs Mari. U varros nё Kishёn e Domenikanёve nё Zwolle. Kisha u dogj disa vite pas vdekjes sё tij dhe u rindёrtua madhёshtore dhe imponuese nё vitin 1511; ekziston akoma por fatkeqёsisht ju ёshtё shitur disa enteve private, e çshenjtёruar dhe nё tё tashmё bёjnё treg ekspozitash. Edhe nё ditёt tona, nё ish-Kishёn, duket sikur ekziston akoma poshtё dyshemesё, varri i tё Lumit Alano, por nuk dihet se ku ёshtё varrosur ekzaktёsisht. Aty afёr ёshtё manastiri i vjetёr (nё tё cilin sot ndodhet njё shkollё muzike), nё tё cilin u konsumua agonia dhe largimi nga kjo jetё i Recituesit mё tё lartё tё Zojёs sё Rruzares. ![]() Njё hartё e Europёs e vitit 1524, pak vite pas vdekjes tё tё Lumit Alano. Pjesa e Europёs sё veriut ёshtё pёrshkuar nga i Lumi Alano gjerё e gjatё. ![]() Hartё e qytetit Paris, pak vite pas vdekjes tё tё Lumit Alano. ![]() Gand nё vitin 1572: akoma kishte karakteristikat e qytetit qё ka banuar i Lumi Alano. ![]() Pamje nga qendra historike e qytetit Gand, sot quhet Gent ![]() Njё hartё e Lillё nё 1500, pak vite pas vdekjes tё tё Lumit Alano ![]() Harta e Lille nё vitin 1709. Nё tё gjenden akoma shumё gjurmё tё rrugёtimit tё tё Lumit Alano. ![]() Pamje e qendrёs historike tё sotme tё Lille ![]() Njё kishё e vjetёr e Rostock, qytet ky i Lumi Alano mori titullin Doktor nё Teologjinё e Shenjtё ![]() Zwolle, pak vite pas vdekjes tё tё Lumit Alano ![]() Detaj i njё harte rreth vitit 1530, shikohet kisha ku ёshtё varrosur i Lumi Alano dhe manastiri i vjetёr rreth saj ![]() Qyteti Zwolle, njё shekull pasi vdiq I Lumi Alano ![]() ![]() ![]() Nё kёtё kishё qё sot ёshtё e çshenjtёruar gjendet varri i tё Lumit Alano i Rupes Nё fotot mё sipёr paraqiten vendet rreth kishёs (fotot tё tjera tё Kishёs i gjeni nё faqen e kushtuar tё Lumit Alano) ![]() Njё imazh i kishёs gotike, me alterёt anёsorё. Kёshtu paraqiteshin kishat nё tё cilat i Lumi Alano jetoi dhe celebroi meshёn ![]() Qyteti Köln nё vitin 1500, edhe pse nuk u vizitua nga i Lumi Alano i Rupes, u bё objekt i kontakteve tё tij sepse pikёrisht aty Priori Jacobus Sprenger themeloi Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё mё 1475 ![]() ![]() Kisha Shёn Andrea nё Köln (siç e shikoni nё foton mё poshtё ёshtё pikёrisht ngjitur me Katedralen e Köln, aty ku u themelua sipas udhёzimeve tё tё Lumit Alano Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё mё 8 shtator 1475, dita nё tё cilёn vdiq i Lumi Alano i Rupes. -------------------- Kush viziton ndonjёrёn nga kёto qytete, nqs bёn ndonjё foto nё kёto vende ose nё vende tё tjera nё tё cilat ka qenё i Lumi Alano, psh manastiret dhe kishat domenikane tё vitit 1400, nqs ekzistojnё akoma mund t’i dёrgojё me email tek adresa e e-mail qё gjendet nё kёtё website: www.beatoalano.it Nё kёto pёrshkrime ka shumё pasaktёsi qё kanё nevojё tё korrigjohen. Nqs i gjeni dhe i korrigjoni, ju jemi mirёnjohёs. |
| Misteri | Rosario |