ZOJA RRUZARE DHE I LUMI ALANO I RUPES (Beatus Alanus de Rupe, B. Alain de la Roche) TREGIM ME IMAZHE ORIGJINA DHE PЁRHAPJA E RRUZARES QYTETET KU KA KALUAR I LUMI ALANO Imazhet e tё Lumit Alano i Rupes imazh i vogёl devocional ku paraqiten Shёn Domeniku (nё tё majtё, dallohet sepse atij Zoja i jep Rruzaren e shenjtё) dhe i Lumi Alano i Rupes (nё tё djathtё dallohet nga flamuri i Rruzares) dhe nё qendёr Zoja e Rruzares me Jezusin Fёmijё. Imazhi ёshtё i viteve tё para tё 1900-ёs. Printim i vitit 1650, ku dallohen shumё mirё I lumi Alano qё ujit pemёt e Rruzares dhe Shёn Domeniku qё mbjell tokёn. Pas tё Lumit Alano gjendet i Lumi Giacomo Sprenger, qё nё Köln themeloi Vёllazёrinё e Rruzares, qё duket sikur po mbledh frytet e Shёn Domenikut e tё tё Lumit Alano, dhe nga ana tjetёr gjithnjё duket Shёn Domeniku qё u shpёrndan Rruzare njerёzve qё i luten. Ky kopsht i mbyllur mirё, qё jashtё ka shumё pёrbindёsha, nga brenda pёrkundrazi hiri i Zotit, i Krishtit, i Shpirtit tё Shenjtё dhe i Virgjёrёs Mari janё dielli dhe shkёlqimi i tij. Harku triumfues i Cherascos (Cuneo), 1647-1688; detaj: statuja e tё Lumit Alano i Rupes. Falenderojmё Bruno di Cherasco qё na dha kёtё foto. Kisha e Shenjtёrve Agustin e Domenik, Recanati, Statuja e tё Lumit Alano i Rupes, shek. XVII. Falenderojmё priftёrinjtё qё na e dhanё kёtё foto. H. Snyers, Shfaqja e Zojёs tё Lumit Alano, gdhendje e gjysmёs sё parё tё shek. XVII Kupferstichkabinett, Dresden. Peter Paulus Rubens (1577-1640), Zoja Rruzare. Njё nga tre domenikanёt e pёrfaqёuar ёshtё i Lumi Alano i Rupes (dy tё tjerёt janё Shёn Domeniku dhe Shёn Pjetri Martir) Vendet mjaft tё ruajtura tё qytetit Zwolle nё Hollandё, ku i Lumi Alano i Rupes e mbylli jetёn e tij tokёsore. Sipas disa historianёve domenikanё, i Lumi Alano i Rupes qe dёrguar nё Zwolle vjeshtёn e mёparshme. Aty ngrihen muret e qytetit, menjёherё pas tё cilit gjendet konvikti i priftёrinjve dhe kisha e domenikanёve. Sot konvikti ёshtё njё shkollё muzike dhe kisha, e çshenjtёruar, shёrben si sallё koncertesh. Nё tё ёshtё i varrosur i Lumi Alano, poshtё dyshemesё sё kishёs, por se ku ekzaktёsisht nuk dihet. Mund tё mendojmё qё ndodhet aty ku ishte Alteri i Zojёs Rruzare. Dihet qё kisha pas vdekjes sё tij mori zjarr dhe pastaj nё nder tё tij u rindёrtua mё madhёshtore. ……………… Kisha e re e domenikanёve, pak jashtё qendrёs sё qytetit, u rindёrtua nё fillimet e shek. XX dhe aty tashmё duket sikur ёshtё zhdukur çdo kujtim i tё Lumit Alano. Stacioni i trenit ёshtё shumё pranё qendrёs sё qytetit Zwolle, me trena tё shpejtё, e lidhur shumё mirё me stacionet e ndryshme europiane. Ne shpresojmё qё kjo ish-kishё tё mund tё bёhet vend pelegrinazhi dhe tё nderohet kёshtu Recituesi mё i madh i Zojёs Rruzare, I LUMI ALANO I RUPES. |
| Misteri | Rosario |