Pse u krijua ky projekt


Projekti pёr t’i dhёnё sёrish botёs shkrimet dhe lartёsitё shpirtёrore tё tё lumit Alano i Rupes ishte pёr mua njё thirrje brenda thirrjes.
Quhem Don Roberto Paola, kam lindur nё Romё mё 13 qershor 1969 dhe jam rritur nё Sambiase, nё provincёn e Catanzaros.

Thirrja pёr meshtar ka lindur sё bashku me mua, e mbaj mend shumё mirё qё nё moshёn katёr vjeçare dhe nuk ishte njё nga nga ёndrrat normale qё bёjnё fёmijёt tё cilёt sot duan tё bёhen prift dhe nesёr duan tё bёhen astronaut. Brenda meje ka qenё pёrherё shumё e qartё origjina e lёmshit tё jetёs sime, pra qё kisha lindur pёr tё qenё prift dhe kjo gjё mё jepte njё gёzim tё madh dhe njё nxitim per t’u rritur qё tё arrija sa mё shpejt ditёn e shugurimit.

Qё i vogёl isha i magjepsur pas devocionit tё madh tё nёnёs sime ndaj Zojёs sё Rruzares sё Pompeit e Shenjtёrores sё saj. Edhe pse nuk e njihja kuptimin e asaj ikone, printimet e sё cilёs vinin nё shtёpinё tonё (njё pikturё qё tregonte nёpёmjet figurave historinё antike tё tё Lumit Alano), ju afrova shumё Rruzares sё Shenjtё dhe pёrherё gjeja nё tё njё forcё misterioze dhe njё magnet qё mё tёrhiqte drejt Qiellit.

Jam shuguruar nga duart e tё Lumit Gjon Pali II, mё 28 prill 1996, e qё atёherё e ushtroj shёrbesёn time meshtarake nё Romё, nё famullinё Shёn Luka Ungjilltar nё Prenestino, famullitari i sё cilёs, Mons. Remo Bonola, me lidhjen e tij tё ngushtё me Rruzaren dhe me Zojёn, mё ka ndihmuar shumё pёr tё hedhur themelet e Vёllazёrisё sё parё tё Rruzares nё Romё.

Atё qё unё e quaj “thirrja brenda thirrjes” nga vepra e tё Lumit Alano, ndodhi mё 27 prill tё vitit 1998, kur njё mёngjes gjeta mbi tryezёn e hyrjes sё Famullisё sime, njё fletushkё tё Rruzares nё tё cilёn ishin tё shkruara 15 Premtimet e Zojёs tё bёra Shёn Domenikut dhe tё Lumit Alano i Rupes, Premtime qё nuk i kisha lexuar kurrё dhe mё ngeli nё zemёr emri “I lumi Alano” qё nuk e kisha dёgjuar kurrё mё parё.

Ditёn tjetёr, mё 28 prill 1998, tek po shkoja nё njё shtёpi botuese katolike pёr tё marrё disa libra lutjeje pёr muajin maj, duke qenё se kisha arritur shumё pёrpara orarit tё hapjes, pyeta nqs mund tё shikoja katalogun e bibliotekёs dhe fillova, pёr kuriozitet, qё tё kёrkoja nё skedar emrin “Alanus”, i cili nuk mё hiqej nga mendja; u hodha pёrpjetё nga gёzimi kur gjeta njё nga skedinat e katalogut prej letre, qё nё atё bibliotekё ishte ruajtur njё kopje e botimit tё fundit nё gjuhёn latine tё vitit 1847 tё veprave tё tё Lumit Alano i Rupes.

Fillova kёshtu pёrkthimin e kёtyre veprave sё bashku me prindёrit e mi, Gaspare Paola e Rosina Murone, latinistё shumё tё zotё, dhe nё vitin 2002 fillova tё korrigjimin e tekstit duke patur edhe bashkёpunimin e dy zonjave tё dipllomuara nё Letёrsi Klasike, Alberta Cardillo e Annalisa Masimi, ndihma e tё cilave ishte shumё e çmuar pёr shkak tё dyshimeve tё shumta qё kishin ngelur pa njё zgjidhje. Por ndёrkohё koha kalonte pa mbaruar veprat, sepse latinishtja ishte me tё vёrtetё e vёshtirё, pёr shkak tё stilit poetik e mesjetar dhe tё kёrkimeve stilistike: pёr kёto arsye, nga shumё anё mё kёshillonin qё ta braktisja veprёn e ndёrmarrё.

Pavarёsisht nga kjo, unё ndjeja nё zemёr qё duhet tё vazhdoja, por nuk dija se mund tё bёja pёr tё realizuar kёtё projekt. Kur ja, nё natёn midis 24 e 25 nёntorit tё vitit 2004, bёra njё ёndёrr qё sipas meje ishte njё mision: pashё nё ёndёrr qё gjendesha nё Kishёn antike tё Shёn Francesco i Paolas nё Sambiase dhe pranё alterit anёsor tё kushtuar Zojёs Nunciatё (nё tё vёrtetё nё kishё nё atё vend ndodhet alteri i kushtuar Shenjtes Lucia), pashё qё kishte njё raft tё madh me xhama, dhe nё pjesёn e sipёrme tё tij gjendej njё statujё antike e njё Shenjti, i veshur me tё bardha, me veshjen e domenikanёve: fytyra e tij jepte rreth 50 vjeç, e mprehtё,flokёt ishin tё shkurtёr e tё kuq, kishte nё njёrёn dorё kurorёn e Rruzares kurse nё dorёn tjetёr kishte njё flamur nё formё rombi me njё kryq bojёqielli dhe 15 yje rreth tij, tё cilёt sytё e statujёs i shikonin me shumё vёmendje.

Ndёrkohё qё pyesja veten se kush ishte ai shenjt, tё cilin nuk e kisha vёnё re kurrё nё atё kishё, pashё, gjithmonё nё ёndёrr, tё gjallё pranё meje, personin qё statuja pёrfaqёsonte, dhe nё duar kishte njё fletё shumё tё bardhё, tё ndriçuar, tё palosur. Mё mori dorёn e djathtё nё tё cilёn kisha njё portofol: ndjeja qё dora e tij mё transmetonte forcёn e tij, dhe nё tё njёjtёn kohё mё dukej sikur mё kёrkonte qё tё vija nё dispozicion gjithçka çfarё kisha (portofolin). Pastaj ai hapi kёtё fletё tё bardhё e tё ndritshme pёrpara syve tё mi qё una ta lexoja: provova qё ta bёj, por shikoja vetёm shkronja tё mёdha, shumё tё vjetra dhe tё pakuptueshme, tё shkruara me bojёn antike tё stilografit (mbaj mend sidomos njё si punё A-je por shumё e paçartё, ma dha nё duar e mё tha: “Lute gjithnjё Rruzaren e Shenjtё, dhe pёrhapi nё tё gjithё botёn ato qё kam shkruar nё lidhje me Rruzaren”. Unё mora nё duar fletёn dhe i thashё: “Unё e di se kush je, ti je Shenjti Kurato i Arsit!”, dhe ai mё tha: “Unё nuk jam Kurato i Arsit!”, por unё kёmbёngula: “Po, ti i ngjan pikёrisht Shenjtit Kurato i Arsit”, dhe ai sёrish: “Unё nuk jam Kurato i Arsit!”, por nuk mё tha se kush ishte, ashtu sikur edhe nё librin e tij qё kam pёrkthyer nuk ёshtё prezantuar kurrё me emёr, por vetёm quhej “Dhёndrri i Ri i Marisё!”.

Pastaj papritmas ndryshoi skena e ёndrrёs dhe unё u gjeta nё njё tjetёr kishё antike, qё ndodhet pranё Sambiases, nё Kishёn e Shёn Teodorit, nё Nikastro, njё kishё antike e pjesёs sё lartё tё qendrёs historike. Dhe nё pjesёn qendrore tё Kishёs pashё qё kishte njё tunel dhe vendosa qё tё futem nё tё pёr tё parё se ku mё çonte. Ky tunel kishte njё dalje anёsore pas pak metradh dhe vendosa tё dal nga tuneli anash: sapo dola, pashё njё shtёpi tё vogёl dhe rreth saj shkёmbinj, dhe nga kjo shtёpi del njё familje prej tre vetash qё mё thotё qё tё futem sёrish nё tunel sepse ato do tё mё shoqёronin ato dhe vazhduam rrugёn sё bashku. Tuneli nё ёndёrr ishte shumё i gjatё, dukej sikur ajo errёsirё nuk pёrfundonte kurrё, kur ja, pas shumё ecjeje nё errёsirё, pashё njё dritё nё fund tё tunelit dhe nisa tё vrapoja dhe ku dola? Pёrballё sheshit tё Minervёs nё Romё (pikёrisht pёrballё elefantit tё vogёl nё qendёr tё sheshit), nё Bazilikёn e Shenjtes Maria mbi Minerva, qё ka qenё vendi i Vёllazёrisё sё parё tё Rruzares sё Shenjtё dhe ku ёshtё e varrosur Shenjtja Katerina e Sienёs.

Pastaj u ktheva pёr tё parё nqs familja qё mё kishte shoqёruar kishte dalё nga tuneli dhe e pashё pranё meje, por nga tuneli dilnin pa ndёrprerje njё turmё tejet e madhe njerёzish, njё popull tё cilit ndjeja se i isha bёrё atё.

Nё mёngjesin e sё nesёrmes u zgjova plot me gёzim parajse (njё gёzim qё zgjati rreth gjashtё muaj) dhe vendosa tё vazhdoj i vetёm punёn mbi tekstin, qё ishte pёr tё ndrequr nё shumё pjesё dhe dalёngadalё, me ndihmёn e tё Lumit Alano, figura e tё cilit ishte gjithnjё pranё meje, kur ulesha nё tryezё pёr tё shkruar, gjithçka mё dukej e thjeshtё pёr t’u zgjidhur.

Dhe mё nё fund, mё 28 prill tё vitit 2005, ndёrkohё qё binte Angelus (Pёrshёndetja e Kryёngjёllit Gabriel) i mesditёs, shtatё vite ekzakte pasi kisha gjetur nё kishёn Shёn Luka fletёn me 15 Premtimet dhe pasi kisha gjetur librin e tё Lumit Alano, pёrfundova veprёn dhe ja dorёzova Vikariatit pёr imprimatur-in (lejen e kishёs) dhe pastaj e çova pёr ta printuar.

Ndёrkohё, Dy muaj pas ёndrrёs sё tё lumit Alano, kishte lindur nё njё mёnyrё provanore edhe Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё, sipas Statutit qё Zoja Mari i ka dhёnё Shёn Domenikut e tё Lumit Alano i Rupes, duke lutur çdo javё Rruzaren me 15 Misteret (duke bashkuar misterin e katёrt e tё pestё tё gёzimit sё bashku, dhe nё Misterin e Pestё tё gёzimit duke futur pesё Misteret e Dritёs nё njё Mister tё vetёm, qё tё mbajmё “rendin origjinal tё strukturёs sё Rruzares”, sё bashku me 5 Misteret e reja tё dritёs, qё i ka dashur I Lumi Gjon Pali II).

Qё atёhere kanё kaluar 9 muaj dhe Vёllazёria e Rruzares ka rreth 350 anёtarё e qё nga viti 2013 bashkohet nё Famullinё e Shёn Luka Ungjilltar nё Prenestino nё Romё, çdo tё dielё nga ora 16.30 deri ne 18.30, kurse pёrpara mblidhej tё martёn nё orёn 20.15: I Lumi Alano na ka dhuruar ditёn antike tё Vёllazёrisё sё Rruzares, tё dielёn, ditёn e Zotit dhe kemi kaluar nga tё qёnit njё grup i vogёl nё njё realitet lutjeje nё famullinё tonё.

Vёllazёria e Rruzares ka realizuar edhe musical-in e parё mbi Rruzaren: mё 7 tetor 2011, Zoja, shtatё vite pas fillimit tё Vёllazёrisё sё Rruzares, na ka dhuruar hirin qё tё prezantojmё pёr herё tё parё nё historinё e Kishёs njё musical mbi Shfaqjet e Lavdishme tё Zojёs sё Rruzares Shёn Domenikut dhe tё Lumit Alano i Rupes, me titullin “Pema prej 150 Trёndafilash” qё u vu nё skenё nё teatrin Shёn Luka nё Romё.

Njё tjetёr hir i veçantё ka qenё siti i internetit, versioni i parё i tё cilit ёshtё i ruajtur nё rubrikёn “Shtёpi, si ishte websiti” pёr kujtim, i cili u krijua dhe u dhurua nё vitin 2006 nga njё vajzё e re nga Verona, qё ndodhej nё Romё pёr njё stazh e quajtur Roberta Caceffo, me bashkёpunimin e njё miku tё saj. Njё falenderim i veçantё pёr kёtё xhevahir qё na kanё dhuruar dhe qё nё muajt e fundit ёshtё azhornuar nga njё vajzё e re nga Roma dhe nga njё i ri nga Milano. Websit-i ёshtё akoma nё fillimet e tij: do tё donim tё bёnim ca punё tё mёdha siç i meriton Rruzarja e Shenjtes Mari dhe i Lumi Alano i Rupes por jemi akoma nё fillimet tona: mbledhja dhe pёrkthimi i tё gjitha librave antikё mbi Rruzaren dhe mbi Magjisterin e Rruzares nё pёrgjithёsi, pёrkthimi nё italisht nga burimet antike mbi Rruzaren, pёrkthimi i librit tё sё Lumit Alano nё pjesёn mё tё madhe tё gjuhёve moderne janё akoma tё ruajtura si drafte nё zyrat tona dhe vetёm pjesёrisht kёtё vit janё publikuar nё sitin tonё.

Njё tjetёr hir qё kemi dashur tё ndajmё me ju janё udhёtimet shpirtёrore nё gjurmёt e sё shenjtes Rruzare, tё Shёn Domenikut e tё sё Lumit Alano, nё vendet e paeksploruara tё Francёs, tё Gjermanisё, tё Italisё dhe tё Hollandёs tё disponueshme nё faqen e YouTube tё Vёllazёrisё sё Rruzares e quajtur “Regina Sacratissimi Rosarii (Mbretёresha e sё Shenjtes Rruzare)” dhё nё fotot e albumeve nё Facebook: “Regina Sacratissimi Rosarii (Mbretёresha e sё Shenjtes Rruzare)- Beatus Alanus De Rupe (I lumi Alano i Rupes)-Confraternita SS. Rosarii (Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё)"; Chi prega il Rosario si salva (la Madonna al Beato Alano) pra Kush lut Rruzares shpёton (Zoja i thotё Alanit tё Rupes)"; "Confraternita del Santissimo Rosario Parrocchia San Luca Evangelista, Roma (Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё, Famullia Shёn Luka Ungjilltar Romё)". Po ashtu mund tё gjeni njё blog me titull: "Beato Alano della Rupe (I lumi Alano i Rupes)", me komente dhe omeli mbi Marinё. Mё 2 shkurt 2013 ёshtё publikuar nё kёtё sit interneti njё libёr nё version pdf qё mbledh faqet mё tё bukura tё sё Lumit Alano i Rupes, i titulluar Mariali, qё ёshtё i thjeshtё, modern dhe i shkruar nё shkronja tё mёdha pёr ato qё lodhen duke lexuar, rreth 770 faqe me foto mbi pikturat e Zojёs dhё nё gjurmёt e tё Lumit Alano, dhe pastaj njё Jeta e Marisё nё Marialet Mesjetare, pёr tё patur njё njour mbi Jetё Antike tё Marisё sё Shenjtё. Librat qё janё tashmё tё gatshёm pёr t’u lexuar nё kёtё website dhe qё duhet tё botohen nё fund tё vitit 2013.

Pastaj vijon pёrkthimi i dorёshkrimeve dhe tё inkunabulёve nga tё cilёt nё shekullin XVII ka lindur njё koleksion shkrimesh mё i kuruar nga P. Andreas Coppenstein O.P.

Duke filluar nga maji i vitit 2013 kemi nisur pёrpjekjet e para pёr tё bёrё ca piktura mё skenat e jetёs tё sё Lumit Alano, printimet e tё cilavё do tё publikohen sё shpejti nё kёtё website.

Dhe sё fundmi do tё donim tё pёrgatitnim ca Kёngё mbi Rruzaren e Shenjtё pёr t’i pёrdorur nё lutje nё Vёllazёrinё e Rruzares. Ky rrugёtim duket pa mbarim dhe ndoshta ёshtё pikёrisht kёshtu si e duam, duke u lёnё tё gjithё Rruzarianёve tё Historisё detyrёn qё tё vazhdojnё atё qё kemi filluar me dashuri dhe mund, duke e ndarё me tё tjerёt falas.

DUA Tё Lё NJё MARRёVESHJE PёR KOHёN E TASHME DHE PёR ATA Qё DO Tё VIJNё PAS MEJE DUKE UDHёHEQUR KёTё FAQE: ZOJA MARI NUK DO Nё ASNJё LLOJ MёNYRE Qё Tё PёRDOREN PARA Nё VёLLAZёRINё E RRUZARES Sё SHENJTё. DHE DUA TA ZGJAS KёTё APEL Qё AJO KA BёRё EDHE Nё Tё GJITHA GJёRAT E TJERA Qё KANё Tё BёJNё ME RRUZAREN. PRA ASNJё NJERI NUK DUHET Tё HAPё LLOGARI BANKARE OSE TRANSFERTA OSE KёRKESA PёR NDIHMA EKONOMIKE Nё KёTё WEBSITE OSE Tё SHESё ME PёRFITIM GJёRAT Qё JANё PUBLIKUAR Nё KёTё SIT AS TANI AS NDONJёHERё TJETёR: “FALAS KENI MARRё, FALAS JEPNI.” GJITHÇKA Qё BёHET ONLINE ёSHTё FALAS PёR Tё GJITHё DHE KUSH DёSHIRON Tё MARRё PUBLIKIMET E SHKRUARA, OSE RRUZAREN PREJ 15 MISTERESH, DO Tё PAGUAJё VETёM ÇMIMIN E KOSTOS DHE TARIFAT E TRANSPORTIT.

LE Tё JETё GJITHÇKA PёR LAVDINё Mё Tё MADHE Tё ZOJёS Sё RRUZARES DHE Tё RECITUESIT Tё SAJ Mё Tё MADH, I LUMI ALANO I RUPES.


Don Roberto Paola


5 - VIII – 2013



Don Roberto Paola (13-6-1969) gjatё Shugurimit Meshtarak nga duart e Shёn Gjon Palit II
Rosina Murone (22-1-1938-+13-1-2017), nёna e don Roberto Paola,
pёrkthyese e veprave tё sё Lumit Alano
Gaspare Paola (5-8-1934), babai i don Roberto Paola, pёrkthyes i veprave tё sё Lumit Alano
Pelegrinazh nё Recanati nё Kishёn e Shёn Domenikut:
statuja e tё lumit Alano i Rupes (nёntor 2012)


Fatal error: Uncaught Error: Call to undefined function mysql_db_query() in D:\inetpub\webs\beatoalanoit\footer.php:84 Stack trace: #0 D:\inetpub\webs\beatoalanoit\AL\chi_perche.php(175): include() #1 {main} thrown in D:\inetpub\webs\beatoalanoit\footer.php on line 84