Çfarё ёshtё Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё?


Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё u themelua nga Shenjtja Mari dy vite pas shfaqjes sё mrekullueshme tё saj nё Tolosa tё Francёs, nё mёnyrё qё rruzarja tё bёhej njё armё e lutjes personale por edhe komunitare. Shёn Domeniku ishte i burgosur prej tre muajsh nё njё anije pirate, kur nё natёn e Zojёs Nunciatё tё vitit 1214, njё stuhi e madhe e shkundi anijen, duke e shkatёrruar e transformuar nё njё trap: nё tё gjendeshin Shёn Domeniku dhe vёllai i tij frat Shёn Bernardi, tё palёnduar dhe krejt tё paprekur nga shiu. Dhe ja qё u shfaq Zoja Mari, e shqetёsuar pёr fatin e piratёve mёkatarё, pa shpresё shpёtimi. Nё atё moment ajo, si njё shpresё e fundit pёr ta, themeloi Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё. Zoja Rruzare i tha Shёn Domenikut: “Nёse ata do tё mikpresin kёtё Strehё tё fundit tё Mёshirёs tё Rruzares sime, nuk do t’i pёrpijnё ujёrat dhe ferri!” Piratёt e pranuan ftesёn e Shёn Domenikut dhe u shpёtuan nga ujёrat duke arritur bregun, pavarёsisht nga stuhia. Atёhere u shfaq Zoja Mari, e cila i ngushёlloi dhe u ktheu anijen qё pёrpara e kishin shkatёrruar ujёrat, mrekullisht e lidhur me njё spirancё afёr plazhit. Zoja, Mbretёreshё dhe Nёnё e Mёshirёs, i priti nё Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё piratёt si Rruzarianёt e saj tё parё dhe Muzikantёt e Rruzares nё tokё.

Qё atёhere, Vёllazёritё e Rruzares sё Shenjtё u pёrhapёn nё tёrё botёn, pёr tё bashkuar, si nё njё Rruzare tё vetme tё pёrmasave tё paimagjinueshme, rruzaret e thёna nё Vёllazёri, qё i bashkohen rruzareve tё Thesarit tё Vёllazёrisё tё thёna nё shekujt e mёparshёm dhe qё pёrbёjnё Thesarin Shpirtёror nё duart e Marisё, me anё tё tё cilit ajo mund tё fitojё hire tё pafundme nё avantazh tё atyre qё i drejtohen asaj duke e lutur me Tё falemi Mari-nё.

Pra, Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё ёshtё Shtёpia e Marisё nё tokё, ku ajo ka Fronin e saj tё Mёshirёs dhe pjesёmarrёsit e saj pёrjetojnё qё nuk i pёrkasin mё Mbretёrisё sё Drejtёsisё nё kёtё botё, por Mbretёrisё sё Mёshirёs sё Marisё, Mbretёri e Dashurisё dhe e Vёllazёrisё pa fund.

Vёllazёria e Rruzares ka Statusin e saj tё diktuar nga Zoja Mari Shёn Domenikut dhe tё Lumit Alano. Duke i lexuar, tё bёn pёrshtypje liria e Mbretёrisё sё Marisё: jemi tё lirё tё vijmё ose tё mos vijmё pёr t’u lutur, tё futemi vetёm pёr njё Tё Falemi Mari dhe pastaj tё dalim, gjithçka nё maksimumin e lirisё. Vёllazёria ёshtё krejtёsisht falas. Zoja ka ndaluar çdo lloj grumbullimi parash dhe kush ka dёshirё tё bёjё diçka konkrete pёr Vёllazёrinё e Rruzares (psh. tё japё lulet pёr tё zbukuruar ikonёn e Zojёs) do ta bёjё vetё, personalisht.

Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё nuk do tё mbarojё kurrё, ёshtё e pёrjetshme dhe Libri i Jetёs dhe Tё mirat janё nё jetё, nё kohёn e sёmundjes dhe pas vdekjes, pёr shpёtimin e shpirtit.




Fatal error: Uncaught Error: Call to undefined function mysql_db_query() in D:\inetpub\webs\beatoalanoit\footer.php:84 Stack trace: #0 D:\inetpub\webs\beatoalanoit\AL\conf_in_cosa_consiste.php(106): include() #1 {main} thrown in D:\inetpub\webs\beatoalanoit\footer.php on line 84