|
|
Pyetje Mbi Vёllazёrinё
1. Cfarё ёshtё? Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё ёshtё nje shoqatё ndёrkombёtare e besimtarёve katolikё, e themeluar me qёllimin pёr tё nderuar e lutur Zojёn Mari nёnёn e Jezu Krishtit dhe pёr tё patur mbrojtjen e saj tё veçantё nёpёrmjet recitimit tё Rruzares, pёr tё marrё tё mira shpirtёrore reciproke tё shumta ndёr besimtarёt e mbarё botёs qё bёjnё pjesё nё kёtё Vёllazёri.
2. Si ka lindur? Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё ёshtё themeluar nga Zoja Rruzare nё vitin 1214 kur vetё Zoja i kёrkoi Shёn Domenikut (i cili pёrpara kishte marrё Rruzaren nga vetё duart e Zojёs Rruzare nё Tolosa tё Francёs), qё tё themelojё njё Vёllazёri tё Rruzares pёr mёkatarёt qё donin tё bёnin pjesё nё kёtё Vёllazёri.
Pёr kёtё arsye Shёn Domeniku themeloi Vёllazёrinё e parё tё Rruzares pёr piratёt qё e kishin grabitur nё anijen e tyre nё natёn midis 24 e 25 marsit (Zoja Nunciatё) tё vitit 1214 kur anija po pёrpihej nga dallgёt. Piratёt u kthyen tek Krishti dhe u bёnё pjesёmarrёsit e parё nё Vёllazёrinё e Rruzares. Dy shekuj mё vonё, nё vitin 1464, Zoja ju shfaq nё Douai tё Lumit Alano i Rupes dhe ai themeloi njё Vёllazёri tё Rruzares nё Kishёn Notre Dame nё Douai qё u pranua nga Urdhri Domenikan nё vitin 1470. Vёllazёritё e Rruzares bёjnё pjesё nё familjen e madhe tё Urdhrit Domenikan (tё Shёn Domenikut) njё urdhёr shumё i rёndёsishёm i Kishёs Katolike dhe qё nga fundi i vitit 1800 Papa Leone XIII i hoqi Urdhrit Domenikan priviligjenin e pёrkatёsisё sё Vёllazёrisё sё Rruzares duke e bёrё tё mundur qё tё ngrihen kudo. Kur bёjmё pjesё nё kёtё Vёllazёri bёjmё pjesё nё familjen domenikane, por jo nё urdhrin domenikan. 3. Cilat jane tё mirat qe marr nga pjesёmarrja nё kёtё Vёllazёri? A. Bёhemi pjesёmarrёs e tё mirave tё panumёrta qё vijnё nga tё gjitha rruzaret e bёra nga pjesёtarёt e shumtё tё kёsaj Vёllazёrie nё botё e ndёr vite, duke filluar qё nga viti 1214, viti i themelimit tё Vёllazёrisё sё Rruzares.
B. Bёhemi pjesёmarrёs e tё mirave tё jashtёzakonshme qё vijnё nga rruzaret e panumёrta tё bёra nga murgeshat, fretёrit, priftёrinjtё, laikёt e Urdhrit Domenikan dhe mbi tё gjitha e tё mirave qё vijnё nga rruzaret e shenjtёrve tё urdhrit domenikan (mjafton te pёrmendim Shёn Domenikun, tё Lumin Alano i Rupes, Shenjten Katerinё e Sienёs, Shёn Pio V, Shenjtjen Roza e Limёs, Shёn Tomёn e Akuinit, Tё Lumin Pier Giorgio Frassati, etj). C. Çdo javё nё çdo manastir tё Urdhrit Domenikan bёhet Mesha e Shenjtё Pro Defunctis (pra pёr tё gjithё ato besimtarё tё vdekur qё bёjnё pjesё nё kёtё Vёllazёri); kjo meshё bёhet pёrgjithmonё, pra do tё bёhet edhe pas vdekjes sonё pёr ata qё janё tё regjistruar nё kёtё Vёllazёri D. Sipas tё lumit Alano i Rupes, pjesёmarrёsit nё kёtё Vёllazёri kanё privilegjin e njё mbrojtjeje tё veçantё nga Jezusi e Maria dhe trajtohen nga ata nё mёnyrё tё veçantё, si fёmijё tё pёrzgjedhur, me premtimin e çdo mbrojtjeje nё jetё, gjatё vdekjes dhe pas vdekjes. Zoja u ka dhёnё 15 premtime atyre qё lusin rruzaren (Rruzarianёve) dhe bёjnё pjesё nё kёtё Vёllazёri, qё janё kёto: 1) Mbrojtjen e veçantё tё Zojёs Mari dhe hire shumё tё mёdha 2) Hire tё veçanta pёr Rruzarianёt (ata qё lusin Rruzaren) qё kёmbёngulin nё lutjen e Rruzares 3) Rruzarianёt (ata qё lusin Rruzaren) do tё gjejnё nё Rruzaren si njё armё tё fuqishme kundёr ferrit, pёr tё shkatёrruar veset, pёr tё liruar nga mёkatet, pёr tё hequr herezitё 4) Rruzarianёt do tё lulёzojnё nё virtyte dhe nё vepra tё mira dhe do t’u japin shpirtrave njerёzorё shumё mёshira hyjnore; ata do tё zёvёndёsojnё nё zemrat e tyre dashurinё ndaj botёs me dashurinё ndaj Zotit: oh, sa shpirtra do tё shenjtёrohen nёpёrmjet kёtij mjeti! 5) Rruzarianёt i janё besuar Zojёs Rruzare dhe nuk do tё humbasin nё amshim 6) Rruzarianёt devotё nuk do tё ngelin pa hirin e Zotit: nqs janё mёkatarё do tё kthehen tek Krishti; nqs janё tё drejtё do tё vazhdojnё tё jetojnё nё hir dhe do tё bёhen tё denjё pёr Jetёn e Amshuar. 7) Rruzarianёt devotё nuk do tё vdesin pa marrё Sakramentet e Kishёs. 8) Rruzarianёt do tё ndriçohen nga Zoti nё jetё dhe nё vdekje dhe do tё marrin hire pa fund dhe nё Qiell do tё marrim pjesё nё meritat e Shenjtёrve. 9) Zoja e Rruzares do tё lirojё nё çast nga Purgatori shpirtrat e njerёzve tё pёrkushtuar ndaj Rruzares. 10) Rruzarianёt do tё kenё njё lavdi tё madhe nё Qiell. 11) Atё qё Rruzarianёt do tё kёrkojnё nёpёrmjet Rruzares sё Shenjtё, do ta marrin. 12) Atё qё e pёrhap Rruzaren e Shenjtё, Zoja do ta ndihmojё nё çdo lloj nevoje. 13) Rruzarianёt e Vёllazёrisё sё Rruzares do tё kenё si vёllezёr tё gjithё shenjtёrit e Qiellit si nё jetё ashtu edhe nё orёn e vdekjes sё tyre. 14) Rruzarianёt besnikё janё fёmijё fort tё dashur nga Zoja Rruzare, vёllezёr e motra tё Jezu Krishtit. 15) Devocioni ndaj Rruzares sё Shenjtё ёshtё njё shenjё e vёrtetё qё shpirti ёshtё nё rrugёn e shpёtimit tё amshuar. E. Pjesёmarrёsit kanё tё drejtёn e indulgjencave plenare tё shumta (pra tё shlyerjes sё plotё tё dёnimit qё vjen nga mёkatet e bёra dhe tё falura nёpёrmjet rrёfimit). Indulgjenca (falja) mund tё ofrohet pёr veten ose pёr tё vdekurit. Indulgjencat plenare (falja e plotё) janё nё kёto ditё: Nё ditёn kur regjistroheni nё Vёllazёri; nё festёn e Krishtlindjes (25 dhjetor), nё festёn e Pashkёve, nё festёn e Zojёs Nunciatё (25 mars), nё festёn e Ngjitjes sё Zojёs nё Qiell (15 gusht), ne festёn e Zojёs Rruzare (7 tetor), ne festёn e Zojёs sё Papёrlyer (8 dhjetor), nё festёn e Prezantimit tё Jezusit nё Tempull (2 shkurt). Po ashtu, jepet indulgjenca plenare pёr ata qё thonё rruzaren nё kishё, nё Vёllazёri apo nё familje. Ato qё lusin tё tre kurorat e Rruzares nё ditё (dmth misteret e gёzimit, tё vdekjes dhe tё lavdisё) marrin, kudo qё tё gjenden, faljen e plotё. Nё rastet e tjera indulgjenca ёshtё vetёm e pjesshme (falja e pjesshme e dёnimit qё vjen nga mёkatet e bёra). Kushtet pёr tё fituar indulgjencёn plenare janё: rrёfimi, kungimi, lutje sipas njetit tё Atit tё Shenjtё nё atё ditё kur jepet indulgjenca. Po ashtu kёrkohet shkёputja nga çdo lloj lidhjeje me mёkatin, qoftё edhe mёkatet e vogla. 4. Si fitohen gjithё kёto tё mira shpirtёrore? Kёto tё mira shpirtёrore fitohen nё momentin qё regjistrohemi nё kёtё Vёllazёri tё Rruzares dhe duke mbajtur kёto premtime:
A. Nё momentin qё regjistrohemi themi nё zemrёn tonё qё lutjet e rruzares do i bёjmё pёr njetet personale por edhe pёr ato tё tё gjithё pjesёmarrёsve tё tjerё tё Vёllazёrisё. Mjafton ta themi si njё mendim brenda vetes nё momentin qё regjistrohemi dhe kaq, nuk ka nevojё ta pёrsёrisim pёrherё. B. Tё lusim tё paktёn tre rruzare nё javё (pra misteret e gёzimit, tё dhimbjes e tё lavdisё). Tre Rruzaret mund tё thuhen nё ditё tё ndryshme. Kush thotё mё shumё se tre rruzare nё javё (psh besimtarёt qe thonё rruzaren pёrditё) akoma edhe mё mirё, marrin edhe mё shumё tё mira. Kёto premtime pёr njё besimtar/e qё lutet rregullisht janё me tё vёrtetё minimale dhe ja vlen tё specifikoj qё nqs nuk arrijmё t'i mbajmё pёr ndonjё motiv, NUK KRYEJMё ASNJё MёKAT! E vetmja gjё, qё nuk marrim pjesё nё tё mirat qё do tё na vinin sikur t'i kishim thёnё rruzaret atё javё, por e pёrsёris nuk kryejme asnjё mёkat nqs regjistrohemi por pёr njё periudhё kohe pak a shumё tё shkurtёr apo edhe pёr pёrherё, nuk arrijmё tё mbajmё premtimet e sipёrpёrmendura. Kёtё e pёrsёris sepse mund tё ketё njerёz me skrupuj qё kanё ndjenjёn e fajit apo tё pёrgjegjёsisё sё tepёrt. 5. A duhet tё paguaj pёr t'u regjistruar nё kёtё Vёllazёri? Absolutisht jo! Nё kёte Vёllazёri asnjё njeri nuk bёn asnjё lloj pagese dhe nuk kёrkohet asnjё qindarkё pёr asgjё; kjo Vёllazёri ka vetёm qёllimin e tё mirave SHPIRTёRORE.
6. A mund t'i besoj kёsaj Vёllazёrie, a nuk ёshtё ndonjё sekt apo diçka tjetёr e çuditshme? Jo, kjo Vёllazёri nuk ёshtё sekt dhe asgjё tjetёr e çuditshme. Njё sekt mund tё njihet sepse ka tekste sekrete dhe bёn mbledhje sekrete, kurse Vёllazёria e Rruzares i ka tё gjitha tekstet e saj tё publikuara nё kёtё sit: www.beatoalano.it dhe po ashtu mbledhjet janё gjithnjё publike. Ky ёshtё njё website zyrtar i priftit Don Roberto Paola, prift i Kishёs Katolike, i Famullisё sё Shёn Luca Evangelista nё Romё. Mund tё kёrkoni informacione tё mёtejshme dhe sqarime tё tjera duke klikuar nё rubrikat e tjerat tё kёsaj faqeje nё shqip, nё lidhje me Vёllazёrinё e Rruzares ose duke i shkruar vetё priftit Don Roberto Paola, i cili merret personalisht me zhvillimin e kёsaj Vёllazёrie tё Rruzares dhe tё kёtij website-i.
7. Kush mund tё shkruhet nё Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё? Kushdo mund tё shkruhet nё Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё, pasi ka kuptuar dhe pranuar premtimet qё bёjnё anёtarёt e kёsaj Vёllazёrie tё Rruzares, edhe pse mund tё jetё mёkatar apo i çrregullt nё lidhje me Kishёn.
8. Si mund tё regjistrohem nё kёtё Vёllazёri? Mund tё regjistroheni personalisht nё kёtё faqe interneti duke vendosur emrin tuaj dhe qytetin e prejardhjes. Kjo listё ёshtё e lidhur shpirtёrisht me Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё nё Famullinё e Shёn Luka Ungjilltar nё Romё (mund tё gjeni mё shumё ne faqet e tjera qё flasin nё lidhje me tё nё sitin e internetit tё sipёrpёrmendur).
9. A ёshtё e nevojshme pjesёmarrja fizike pёr ata qё regjistrohen online? Pjesёmarrja fizike nё Vёllazёrinё e Rruzares (qё ndodhet ne Romё nё famullinё e Shёn Luka Ungjilltar) nuk ёshtё e detyrueshme dhe as e nevojshme as nё momentin e regjistrimit e as pastaj.
Por do tё ishte bukur sikur secili, pas e ka zbuluar dhuratёn e veçantё tё Vёllazёrisё sё Rruzares, tё mund tё pёrhapё njё Vёllazёri qё ta binjakёzojё me Vёllazёrinё tonё nё Romё, o nё shtёpinё e vet osё nё famullinё pёrkatёse, ose nё Institutin fetar pёrkatёs. Regjistri online e pasuron shumё Vёllazёrinё e Rruzares nё Famullinё Shёn Luka Ungjilltar nё Romё nёpёrmjet Rruzarianёve qё lusin rruzaren aty ku ndodhen, nё çdo vend tё botёs qё ndodhen, duke marrё pjesё shpirtёrisht nё Vёllazёri. 10. Si mund tё marr pjesё nё lutjen e Vёllazёrisё sё Rruzares qё transmetohet live? Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё transmeton lutjen live nga Famullia e Shёn Lukёs Ungjilltar nё Romё ku mblidhet çdo tё dielё nga ora 16.30 deri nё 18.30, nё faqen e Facebook-ut tё Vёllazёrisё: CONFRATERNITA DEL SANTISSIMO ROSARIO, PARROCCHIA SAN LUCA EVANGELISTA, ROMA.
Ja link-u: https://www.facebook.com/CONFRATERNITA-DEL-SANTISSIMO-ROSARIO-PARROCCHIA-SAN-LUCA-EVANGELISTA-ROMA-108272876977 Nё kёtё faqe Facebook-u mund tё ndiqni lutjen e Rruzares sё plotё ndёrkohё qё adhurohet i Shenjtёrueshmi Sakrament dhe mё pas do tё ketё njё katekezё tё shkurtёr tё Don Roberto Paola-s. Lutjen mund ta ndiqni live nё oraret e pёrmendura mё sipёr ose e gjeni tё regjistruar pёr ta ndjekur kur tё keni mundёsi. Faleminderit!
|