Kemi Njё ёndёrr
Qё nё çdo famulli, nё çdo rektori, nё çdo kishё tё mund tё lindё njё Vёllazёri e Rruzares sё Shenjtё.
Sa tё mira shpirtёrore tё pafundme sjell nё famulli kjo Shtёpi lutjeje e projektuar nga Zoja Mari, nuk mund t’i numёrojmё e nuk mund t’i imagjinojmё tё gjitha tё mirat: Vёllazёria ёshtё Manteli i Marisё qё mbulon famullinё dhe e bёn tё pamposhtur para sulmeve tё satanit; familjet marrin mbrojtje, jeta e shuguruar merr energji tё reja dhe lindin thirrje tё reja; tё vdekurit marrin ndihma, ndihet gёzimi dhe largohet trishtimi; Vёllazёria ёshtё e mbajtur nё kёmbё nga “Samuelё tё rinj”, tё pёrkushtuar flakёs sё dashurisё, nёpёrmet karbonёve tё gjallё tё Ati Ynё e Tё falemi Mari.
Kishat nё tё cilat lind Vёllazёria pёrhapin nё tё gjithё lagjen e nё tё gjithё qytetin njё ajёr pranveror. Ne tё Vёllazёrisё sё Rruzares sё Famullisё sё Shёn Lukёs e kemi pёrjetuar se sa e vёrtetё ёshtё dhe ju ftojmё edhe juve ta eksperimentoni.
ёshtё shumё e lehtё qё tё ngrihet njё Vёllazёri: mjafton qё tё ketё dy persona shumё tё motivuar, qё tё mblidhen tё dielёn, orari i Vёllazёrive tё vjetra, njё orё e gjysmё pёrpara Meshёs vespertine, dhe nqs ёshtё njё meshtar, njё diakon apo njё murgeshё mund tё ekspozohet I Shenjtёrueshmi Sakrament dhe sipas turnit recitohen 15 Misteret e Rruzares, sipas radhёs klasike qё e ka dashur Zoja Rruzare (misteret e gёzimit, tё dhimbjes e tё lavdisё), tё cilave mund t’u shtohet nё misterin e pestё tё gёzimit, pёrkujtimi i Mistereve tё dritёs qё Shenjti Gjon Pali II aq shumё i donte. Nё fund, leximi i Ungjillit tё ditёs dhe leximi i njё faqeje tё Librit tё Rruzares tё sё Lumit Alano, e disponueshme falas nё kёtё website, dhe njё koment i shkurtёr.
Çdo Vёllazёri tё ketё njё ikonё tё madhe tё Zojёs sё Pompeit (mund tё prenotohet direkt tek Shenjtёrorja e Pompeit: Santuario di Pompei), njё regjistёr me njetet e lutjes, qё vendoset mbi tavolinё pёrballё ikonёs sё Zojёs Rruzare dhe njё libёr tё tё regjistruarve qё sillet dy herё nё vit: tё dielёn e parё tё majit dhe tё dielёn e parё tё tetorit, nё mёnyrё qё ta firmosin tё regjistruarit e rinj nё Vёllazёri, tё cilёve mund t’u dhurohet rruzarja prej 15 misteresh (e cila mund tё prenotohet edhe nёpёrmjet kёtij website-i, me çmim tё shpenzimeve ose tё merret nё Romё nё Bazilikёn e Shenjtes Sabina ose mund ta bёni vetё).
Kur Vёllazёria tё ketё tё paktёn 20 anёtarё, tё fillohet njohja tek Kuria, dhe pasi tё aprovohet Statuti, mund tё bёhet ceremonia e veshjes sё veshjes sё Vёllazёrisё. Ne nё Romё kemi zgjedhur njё tunikё monastike tё bardhё me kapuç, njё medalje tё Zojёs sё Rruzares nё qafё dhe njё rrip ngjyrё bojёqielli nё brez.
Vёllazёria e Rruzares, pёr vullnet tё Zojёs sё Bekuar, qё ka treguar Statutin, nuk ka asnjё detyrim, por vetёm duhet tё keni parasysh se Vёllazёria ёshtё krejt falas, nuk duhet tё kёrkohet as tё jepet asnjё lloj oferte: kush do tё japё kontributin e tij personalisht mund ta bёjё pёr tё mbajtur dekorin e Vёllazёrisё (psh. duke sjellё lule etj).
Vёllazёria ёshtё krejt e lirё, çdo njeri hyn e del kur tё dojё, dhe nuk duhet tё qortojmё asnjёherё asnjё njeri qё regjistrohet nё Vёllazёri dhe pastaj nuk vjen. E vetmja gjё qё mjafton tё bёjmё, ёshtё tё regjistrohemi (si me prezencё direkt nё kishё siç thamё ose online nёpёrmjet kёtij website-i) e tё lusim tre rruzare (pra secila e pёrbёrё nga 50 Tё falemi Mari) nё javё. Nё fakt, lutja e Rruzares e bёrё nga anёtarёt e Vёllazёrisё vepron kudo qё tё bёhet, qoftё nё kishё, qoftё nё shtёpi apo nё ndonjё vend tjetёr, dhe Zoja e Bekuar Mari shpёrndan rruzaret e thёna nga anёtarёt e Vёllazёrisё sё saj sipas nevojave tё secilit.
Pёr ato qё duan tё na njohin personalisht, ju ftojmё nё Vёllazёrinё tonё nё Romё, nё Famullinё Shёn Luka Ungjilltari (Parrocchia di San Luca Evangelista), nё via Luchino del Verme 50, 00176, Romё, tё dielёn mbasdite nё orёn 17. Nqs keni dyshime, apo doni sqarime tё mёtejshme dhe kёshilla, mund tё shkruani (edhe nё gjuhёn shqipe) nё adresёn e e-mail-it: segreteria@beatoalano.it.