|
|
Statuti I Brendshёm I Vёllazёrisё Sё Rruzares, Famullia San Luca Evangelista, Romё
Art. 1 Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё ёshtё njё vёllazёri e lutjes reciproke ndёr tё shkruarit nё Vёllazёri, tё cilёt, pa asnjё lloj detyrimi premtimesh qё detyrojnё, vullnetarisht vendosin nё duart tejet tё shenjta tё Zojёs Rruzare rruzaret qё luten nё komunitet, qё ajo tё ndёrmjetёsojё tek Biri i saj Hyjnor, Zoti ynё Jezu Krishti, pёr Kishёn, pёr botёn mbarё, pёr anёtarёt e Vёllazёrisё sё Rruzares tё gjallё e tё vdekur qё nga momenti i themelimit tё saj (nga shek. XIII deri tani).
Art. 2 ёshtё e mundur tё bёheni anёtar i Vёllazёrisё sё Rruzares sё Shenjtё nёpёrmjet regjistrimit nё njё regjistёr publik tё Vёllazёrisё duke vёnё emrin tuaj, si shёnjё e vullnetit publik qё doni tё bёni kёtё shёrbim ndaj Marisё, duke marrё pjesё nё kёtё Vёllazёri.
Art. 3 Nuk ka asnjё detyrim ndaj atyre qё janё tё shkruar nё Vёllazёrinё e Rruzares dhe nuk janё tё lidhur me asgjё; po ashtu nuk bёhet mёkat apo faj nqs nuk pёrmbushen ato rruzare qё janё premtuar nё momentin e regjistrimit. Gjithsesi, ata qё, pasi regjistrohen nё Vёllazёri, lёnё mbas dore pёr neglizhencё lutjet e rruzares qё kanё premtuar tё bёjnё nё momentin e regjistrimit, nuk marrin meritat e pёrbashkёta tё trashёgimisё shpirtёrore tё Vёllazёrisё sё Rruzares
Art. 4 Vёllazёria e Rruzares do tё mblidhet njё herё nё muaj, nё mёnyrё qё tё gjithё anёtarёt tё mund tё takohen pёr t’u lutur, dhe kёtu do tё lutet Rruzarja klasike me tre kurora, ose Rruzarja sikur na e ka dhёnё Papa Gjon Pali II, nё tё cilёn duhet t’i shtohet Rruzares klasike prej tre kurorash, njё kurorё tjetёr me meditimin e Mistereve tё Dritёs.
Art. 5 Udhёheqёsja Supreme dhe Unike e Vёllazёrisё sё Rruzares sё Shenjtё ёshtё e Virgjёra Mari, Zoja e Rruzares: prandaj nё çdo Vёllazёri, ai qё ka detyrёn ta pёrfaqёsojё, nuk dallohet nё asgjё nga pjesa tjetёr e grupit, pёrveçse pёr zell e dashuri ndaj Zojёs.
Art. 6 Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё nuk do tё ketё asnjё fond pёr t’u administruar dhe asnjё kёrkesё parash nuk duhet tё bёhet nga anёtarёt e saj, as nё momentin e regjistrimit, as pastaj, pasi ёshtё vetёm njё vёllazёri lutjeje: kush do, pёr devocion personal tё bashkёpunojё nё zbukurimin e Kishёs apo tё gjёrave tё domosdoshme pёr kultin hyjnor, le ta bёjё me nismёn dhe vullnetin e vet tё lirё.
Art. 7 Nё momentin e regjistrimit, anёtari duhet tё ketё vullnetin qё tё lusё Rruzaren dhe tё jetojё nё hirin e Zotit sipas urdhёresave tё Kishёs, dhe pёrpara regjistrimit, ose menjёherё pas regjistrimit, ёshtё e nevojshme qё tё rrёfehet dhe tё marrё kungimin: regjistrimi do tё bёhet nё datat mariane: 25 mars, festa e Zojёs Nunciatё, 16 korrik festa e Zojёs sё Karmelit, 8 shtator festa e Lindjes sё Zojёs dhe festa e tё Lumit Alano; 8 dhjetor festa e Zojёs sё Papёrlyer.
Art. 8 Nё Vёllazёrinё e Rruzares do tё celebrohen tё paktёn tre Mesha tё Shenjta nё vit: mё 8 maj, festa e Zojёs sё Pompeit; mё 7 tetor festa e Zojёs Rruzare dhe mё 2 nёntor pёr tё gjithё anёtarёt e ndjerё tё Vёllazёrisё; nё kёtё Meshё tё fundit do tё lexohen me zё tё lartё emrat e tё gjithё anёtarёve tё vdekur tё Vёllazёrisё sё Rruzares.
Art. 9 Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё nuk ёshtё njё grup i Famullisё, por njё vend i pёrbashkёt lutjeje, i hapur ndaj tё gjitha grupeve dhe ndaj tё gjithё priftёrinjve tё Famullisё.
Art. 10 Vёllezёrit e motrat anёtarё tё Vёllazёrisё sё Rruzares le tё dёshmojnё kudo Mёshirёn e Hyjit, qё e kanё mёsuar nga ndjekja e Jezusit dhe tё Marisё nё Rruzaren e Shenjtё, tё rrёfehen dhe tё marrin pjesё nё Meshёn e Shenjtё.
Roma, 21 novembre 2013, Memoria della Presentazione di Maria SS. al Tempio e modifiche successive, votate dal Consiglio e dall’Assemblea di Confraternita.
|