Historia E Vёllazёrisё Sonё Tё Rruzares


Toka nё tё cilёn u mboll fara e Vёllazёrisё sё Rruzares sё Shenjtё e famullisё sonё ka qenё njё grup i vogёl tё rinjsh tё rruzares, qё lindi si njё zgjatje javore e muajit maj tё vitit 2004 kur, me disa tё rinj, vendosёm qё tё takoheshim njё herё nё javё, nё orёn 21, nё Kishёn e vogёl, qё tё lusim sё bashku Rruzaren. Isha shumё i lumtur, pas shumё vitesh qё predikoja Rruzaren, qё arrita tё formoj kёtё grup tё vogёl tё rinjsh tё Rruzares, por nuk ma merrte mendja aspak qё Zoja e Rruzares po e çonte kёto grup tё vockёl drejt brigjeve tё njё Projekti tё Madh: qё tё lulёzojё, pikёrisht nga ajo drithё e vogёl e sinapit, Antikja dhe e Lavdishmja Vёllazёri e Rruzares, qё prej njё shekulli e gjysmё kishte rёnё nё harresё, pёrveç disa pёrjashtimeve tё rralla, nё tё gjithё Kishёn, duke mbijetuar vetёm nё altaret e privilegjuara dhe nё librat e gjuhёs latine. Projekti filloi tё marrё njё formё mё konkrete tё martёn mё 19 shtator 2004, dhe nё ditёt e para tё nёntorit tё vitit 2004, vendosёm qё tё lёmё pas dore ngadalёsitё dhe tё themelojmё, nё vend tё grupit tё Rruzares, Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё, sikur Zoja e kishte dashur, duke lutur njё herё ne javё 15 Misteret e Rruzares (nё tё cilat pёrfshimё, nё Misterin e pestё tё Gёzimit, Misteret e Dritёs). Tё them tё drejtёn kisha pak frikё qё tё rinjtё e grupit tё parё tё Rruzares do tё largoheshin, por gёzimi qё mё vinte prej themelimit tё njё Vёllazёrie tё Rruzares ishte aq i madh, sa isha i sigurtё qё Vёllazёria do tё mikpriste tё gjithё Rruzariantёt e Marisё.
Tё martёn pas njё jave, u thashё tё rinjve tё grupit tё Rruzares qё, nё takimin tjetёr tё grupit do tё ndiqnim gjurmёt e Vёllazёrisё sё Rruzares, por qё pёr ato tё grupit tё vjetёr nuk do tё ndryshonte asgjё, pasi Rruzarja e parё fillonte nё orёn 20.15 e pjesa e tretё e Rruzares do tё bёhej nё orёn 21, kёshtu qё ai qё do tё vinte nё orёn 21 do tё luste si pёrherё vetёm njё Rruzare dhe kush vinte pёrpara, do tё luste dy ose tre Kurora tё Rruzares.
Po pёrgatitesha pёr kёtё realitet tё ri tё Vёllazёrisё, nё tё cilёn mё dukej se isha hedhur nga njё forcё misterioze dhe tek lexoja e rilexoja Statutin e Zojёs qё ja kishte zbuluar Tё Lumit Alano, zemra ime gati sa nuk mё pёlciste nga gёzimi pёr ёmbёlsinё dhe Mёshirёn e kёtij Statuti tё Zojёs sё Bekuar. Mё bёnё pёrshtypje nё mёnyrё tё veçantё dy gjёra: fakti qё Vёllazёria ёshtё krejtёsisht falas dhe fakti qё ka njё liri tё madhe nё pjesёmarrje!
Vёllazёria e Rruzares, qё pёrherё ka qenё nёn Mantelin me Yje tё Zojёs, nuk duhet t’i trembej asgjёje.
Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё filloi tё martёn 19 nёntor 2004, nё orёn 20.15, me shumё pak njerёz, por pas pak kohёsh, nuk mbaj mend tё kenё qenё mё pak se dhjetё persona qё lusnin Rruzaren e plotё.
Por frikёrat e mia njerёzore nuk ishin krejt pa themel: pak nga pak grupi fillestar i Rruzares u zvogёlua gjithnjё e mё shumё, derisa u zhduk krejtёsisht, por ato qё futeshin tё rinj nё Vёllazёri rriteshin gjithnjё e mё shumё nё numёr, tё çdo lloj moshe, pasi Zoja i thёrriste nё Shtёpinё e Vёllazёrisё sё saj tё Rruzares.
Qё atёhere, substanca e Vёllazёrisё sё Rruzares nuk ka ndryshuar kurrё, kurse forma e saj ka ndryshuar ndёr vite: kemi kaluar nga lutja e Rruzares nё radhёn anёsore tё kishёs sё vogёl pёrreth Zojёs sё Fatimёs, tek lutja e rruzares pёrreth alterit, rreth ikonёs sё Zojёs sё Pompeit, e pastaj nё stolat e Kishёs, me ikonёn e Pompeit qё pёrpara e vendosёm poshtё alterit, e pastaj nё qendёr me tё Shenjtёrueshmin Sakrament tё ekspozuar; dhe sё fundmi ikona e Zojёs u vendos pas alterit me tё Shenjtёrueshmin Sakrament tё ekspozuar e tё adhuruar gjatё gjithё lutjes sё Rruzares. Mbrёmjen e vigjiljes sё Krishtlindjes tё vitit 2005 vendosёm tё marrim njё libёr dhe me njё stilograf shkruam emrat tonё nё faqen e parё tё atij qё do tё bёhej Libri i Parё i Vёllazёrisё sё Rruzares dhe pёrdorёm si fletё disa bileta urimesh pёr Krishtlindje tё Papa Benediktit XVI: ato faqe tё pёrkohshme urimesh tё Papёs i kemi pritur si njё dhuratё e vogёl e Marisё ndaj nesh, tё shkruarit e parё nё Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё.
Qysh atёhere, çdo vit, mё 25 mars, mё 16 korrik, mё 7 tetor, mё 8 dhjetor, si njё zinxhir i heshtur por i pandalshёm, shumё njerёz kanё kёrkuar qё tё futen nё Vёllazёri dhe kanё marrё dhuratёn e Rruzares sё plotё me tre kurora, tё pёrgatitura nga vetё ne.
Mё 25 mars 2009, propozova nё Vёllazёri njё projekt qё prej kohёsh e kisha nё zemёr: tё bёjmё njё musical mbi shfaqjet e jashtёzakonshme tё Zojёs Rruzare. Projekt i cili nё fund u bё spektakёl qё e vumё nё skenё mё 7 tetor 2011, nё festёn e Zojёs sё Rruzares, falё Rruzarianёve tё Vёllazёrisё. Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё filloi tё ndjente nevojёn qё tё mos rrinte e kufizuar midis mureve tё Famullisё dhe pёr tё shpёrndarё bukurinё e kёtij karizmi, nё vitin 2010, nё website-in tonё tё internetit www.beatoalano.it kemi futur njё regjistёr online pёr t’u regjistruar nё Vёllazёri, pёr ato qё e kanё tё pamundur tё vijnё nё Romё, dhe kemi transmetuar disa herё live lutjen e Rruzares pёr t’i bёrё tё gjithё tё pranishёm nё lutjen e Rruzares prej 15 Misteresh (qё pёrfshijnё edhe Misteret e Dritёs).
Nё janar tё vitit 2013 u hap njё mundёsi tjetёr, krejtёsisht e papritur, qё tё lusim Rruzaren nё Vёllazёri tё dielёn mbasdite nё orёn 17 nё Kishёn e vogёl, dhe pas dy muajsh eksperimentimi krejtёsisht pozitiv, Vёllazёria mblidhet çdo tё dielё mbasdite nё orёn 17: ёshtё me tё vёrtetё njё hap pёrpara, qё kemi marrё hirin qё tё lusim Rruzaren nё Ditёn e Zotit, me Kishёn e hapur, nё njё orar tё mundshёm pёr tё gjithё, edhe atyre qё nga e gjithё Roma e nga e gjithё Italia, duan tё vijnё pёr tё lutur rruzaren me ne, dhe pas Rruzares, tё marrim pjesё nё Meshёn e Shenjtё, nё ditёn antike tё mbledhjes sё Vёllazёrisё sё Rruzares.
Ishte njё riformё, ajo e asaj dite, qё unё doja ta bёja prej kohёsh, sepse nqs orari i mbrёmjes ishte zgjedhur pёr njё grup tё vogёl tё rinjsh, i njёjti orar nuk ishte i mirё pёr njё Vёllazёri, ku nuk ka dallim moshe dhe ku tё moshuarit dhe familjet me fёmijё duhet tё ndihmohen pёr pjesёmarrjen, me ndonjё sakrificё nga ana e mё tё rinjve, siç ёshtё e drejtё tё bёhet nё njё Vёllazёri tё Marisё, qё ka tё njёjtat rregulla tё njё familjeje.
Ndryshimi i orarit nuk ishte i mundur sepse tё dielёn Kisha ishte gjithnjё e zёnё. Ishte me tё vёrtetё njё dhuratё tё lusim Rruzaren tё dielёn: numri i pjesёmarrёsve u rrit nga 12-15 tё martave, nё 40-50 pjesёmarrёs tё dielёn, me praninё edhe tё priftёrinjve e tё murgeshave, qё nё darkё nuk kishin mundёsi tё merrnin pjesё. Nё muajin qershor kemi patur edhe hirin e madh qё tё kemi njё rregulltar amerikan, Atё Alan, nё Vёllazёrinё tonё tё Rruzares, njё devot i madh i tё Lumit Alano. Dihet qё çdo ndryshim orari nuk mund t’i kёnaqё tё gjithё, dikush kёmbёngulte qё tё linim edhe orarin e vjetёr tё sё martёs, sё bashku me kёtё orar tё ri tё sё dielёs: fatkeqёsisht, dhe e them me keqardhje tё vёrtetё, nuk ёshtё e mundur qё tё krijohen dy Vёllazёri tё Rruzares nё tё njёjtёn Famulli, edhe pse vetёm me orare tё ndryshme pёr t’u lutur, sepse Shtёpia e Marisё ёshtё njё, dhe kush vjen, duhet tё lutet sё bashku e tё rritet sё bashku, duhet tё shikohet nё sy nё tё njёjtёn Vёllazёri.
Nё Vёllazёrinё e Rruzares nuk ёshtё vetёm Rruzarja elementi thelbёsor (sepse Rruzarja mund tё lutet kudo) por ёshtё pikёrisht tё mbledhurit sё bashku tё vёllezёrve e motrave nё tё njёjtёn kohё e nё tё njёjtin vend, njё herё tё vetme nё javё (siç do Zoja e Bekuar nё Statutin e saj), pёr tё kёnduar nё njё kor tё vetёm e nё njё zё tё vetёm, Rruzaren e Jezusit e tё Marisё. Unё kam besim nё ndёrmjetёsinё amёsore tё Marisё sё Shenjtё e tё tё Lumit Alano i Rupes qё kjo dhuratё e sё dielёs do vlerёsohet nga tё gjithё si njё dhuratё me tё vёrtetё e çmueshme.
Nё vitin e fundit, 2013-2014, Vёllazёria e Rruzares ka bёrё disa hapa tё mёdhenj. Janё futur kёngёt mё kitarё pёr tё lehtёsuar lutjen e 15 Mistereve tё Rruzares dhe i kemi prezantuar Statutin e Vёllazёrisё Vikariatit, qё nё fund tё vitit 2013 na ka dhёnё pranimin e parё: me kёtё çertifikatё tё parё besimi, kemi mundur tё bёjmё zgjedhjen e pёrgjegjёsve tё parё tё Vёllazёrisё qё janё zgjedhur pёr tre vite: Suor Cristina della Piana (Priore), Laura Spione (Zёvёndёs Priore), Antonella Ciracò, Paolo Desideri, Cecilia Gloria, Margherita Munalli (Kёshilli), Angela De Luca, Margherita Napoli (Sekretarё) Miriam Buono (Ekonomiste); tё dielёn pas Festёs sё Zojёs Nunciatё, mё 30 mars 2014, e diela “laetare”, kemi marrё veshjen e Vёllazёrisё nё ritin e parё tё veshjes nё Vёllazёrinё tonё.
Jemi akoma nё fazёn e parё tё njohjes dioqezane, dhe Vikariati i Romёs ka dashur tё na japё njё shenjё mirёsie, duke na dhёnё veshjen, qё nё fakt i pёrket njohjes pёrfundimtare, drejt sё cilёs ne po shkojmё. Gjatё meshёs sё shenjtё me ritin e veshjes, 20 vёllezёr kanё marrё veshjen e bardhё, rripin dhe Medaljen e Zojёs Rruzare. Duam tё ndajmё me tё gjithё kёtё hare qё po rindёrtojmё nё Romё Vёllazёrinё e Rruzares pas njё mungese prej rreth njё shekulli.
Gjithmonё nё vitin 2013, kemi bёrё njё kёrkesё domenikanёve qё tё vazhdojnё rrugёn e shenjtёrimit tё tё Lumit Alano i Rupes.
Mё 18 tetor 2013, Vёllazёria e Rruzares ka realizuar njё musical mbi figurёn e Shёn Valentinit, me titull “Ajo dashuri magjike e Shёn Valentinit”, njё musical qё mёson rreth fejesёs sё virgjёr e tё pastёr, qё u vu nё skenё me 18 tetor nё orёn 20, nё teatrin “San Luca” tё Romёs.
Historia e kёtyre viteve e Vёllazёrisё sё Rruzares ёshtё e mrekullueshme dhe e ardhmja do jetё sigurisht po ashtu e bukur, pasi stilolapsi dhe libri i historisё sonё janё nё duart e Zojёs Rruzare dhe tё Rruzarianit tё saj, I lumi Alano i Rupes.


Don Roberto Paola

25-3-2014


Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё, e nisur mё 19 shtator 2004, nё fillimet e saj, qershor 2005
Tё regjistruarit nё Vёllazёrinё e Rruzares, Nata e Krishtlindjeve tё vitit 2008
Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё nё vitin 2009
Vёllazёria nё vitin 2010 
Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё nё udhёn e Kryqit tё Vёllazёrive tё Romёs, viti 2014
Hyrjet e reja dhe veshja nё Vёllazёrinё e Rruzares, e diela e fundit e marsit tё vitit 2016
Hyrjet e reja nё Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё, e diela e fundit tё marsit tё vitit 2017
Hyrja dhe veshja nё Vёllazёrinё e Rruzares sё Shenjtё, 25 mars 2018
Vёllazёria e Rruzares sё Shenjtё mё 24 mars 2019

Fatal error: Uncaught Error: Call to undefined function mysql_db_query() in D:\inetpub\webs\beatoalanoit\footer.php:84 Stack trace: #0 D:\inetpub\webs\beatoalanoit\AL\conf_storia_confraternita.php(205): include() #1 {main} thrown in D:\inetpub\webs\beatoalanoit\footer.php on line 84